No products in the cart.
Orë e mençur Samsung Galaxy Watch 4 Classic 46mm BT
399,00 €
Pothuajse të gjithë ne dëshirojmë të njohim më shumë veten,prandaj projektuam Galaxy Watch4 Classic krejtësisht të ri, që të jetë shoqëruesi në rrugëtimin tuaj drejt një jetese më të shëndetshme.
Disa modele nuk dalin kurrë nga moda, si p.sh. korniza klasike rrotulluese dhe ekrani plot ndriçim i Galaxy Watch4. Dizajni i rafinuar i ofron një pamje të sofistikuar dorës suaj dhe materialet prej inoksi të cilësisë së lartë shprehin funksionalitetin e saj të fuqishëm dhe intuitiv.
Qëndroni komodë gjatë gjithë ditës me rripin sportiv Ridge. Materiali i tij fluoroelastomer e mban rripin të qëndrueshëm dhe rezistent ndaj djersës, ndërsa qëndron i palëvizur në kyçin tuaj për t’iu përshtatur stilit tuaj.
Zgjidhni mes temave të orëve analoge ose dixhitale me një sërë sfondesh, fontesh dhe ngjyrash që u përshtaten shijeve, motit ose rastit. Gjallëroni temat e orëve me personazhe nga AR Emoji për të shprehur stilin tuaj, ndërkohë që grafikat e animuara tregojnë veprimet që kryeni, si p.sh. të vrapuarit ose të dëgjuarit muzikë.
Gjurmoni ecurinë tuaj të fitnesit me orën tonë që mat lehtësisht përbërjen e trupit. Mësoni përqindjen e yndyrës në trup, muskulin skeletor, ujin në trup e më shumë për të arritur qëllimet tuaja. Mirëpo sensori BioActive i Samsung dhe çipi ynë më i shpejtë sjellin novacionin më të madh në Galaxy Watch.
Kryeni një matje të BIA duke përdorur vetëm 2 gishta në 15 sekonda. Kurdo dhe kudo.Sensori i ri BioActive i Samsung regjistron në kohë reale përbërjen e trupit për t’ju informuar se si të menaxhoni objektivat tuaj për shëndetin.
Gjurmoni rezultatet e aktiviteteve dhe të fitnesit në orën dhe telefonin tuaj. Numëroni hapat, kontrolloni kaloritë dhe qëndroni në rrjet me GPS. Galaxy Watch4 Classic dikton aktivitetin fizik për të gjurmuar rutinën dhe mbështet më shumë se 90 ushtrime për një raport më të saktë të tyre.
Me Galaxy Watch4 Classic shijoni çdo hap që bëni me miqtë dhe familjen. Gjurmoni hapat dhe garoni me miqtë në një garë argëtuese përmes panelit mesazheve live. Sfidat shpërblehen me një distinktiv përkujtues dhe një sistem pikësh për ta bërë ushtrimin argëtues, motivues dhe të dobishëm nga ana shoqërore.
Gjurmuesi i gjumit dikton dhe analizon fazat tuaja të gjumit ndërsa pushoni. Opsionet e përmirësuara të matjes ju lejojnë të kontrolloni nivelet e oksigjenit në gjak dhe gërhitjes.
Ora e parë inteligjente me sistem operativ Wear të mundësuar nga Samsung, Galaxy Watch4 Classic ofron në kyçin e dorës suaj akses të pandërprerë në aplikacionet e preferuara. Do të merrni një larmi të pasur aplikacionesh nga ato të transmetimit muzikor deri te gjithçka që gjendet në bibliotekën masive të aplikacioneve të shëndetit dhe fitnesit.
Galaxy Watch4 Classic vjen me sistemin operativ Wear të mundësuar nga Samsung, duke ju dhënë lidhje pa ndërprerje me pajisjet Samsung Galaxy. Kontrolloni ANC në Galaxy Buds2 ose aktivizoni aplikacionet në telefon direkt nga ora juaj. Veçoritë shtesë si busulla e bëjnë Galaxy Watch4 Classic edhe më të kreativ.
S’ka stok
Informacion shtesë
Brendi | Samsung |
---|---|
Rrjeti/bartësiInfra | Bluetooth, Wi-Fi |
Lidhja | Teknologjia e vendndodhjes GPS,Glonass,Beidou,Galileo |
Wi-Fi | 802.11 a/b/g/n 2.4+5GHz |
NFC | Po |
Versioni Bluetooth | Bluetooth v5.0 |
Profilet Bluetooth | A2DP,AVRCP,HFP,HSP |
OS | Wear OS mundësuar nga Samsung |
Ekrani | Teknologjia (Ekrani kryesor) Super AMOLED |
Madhësia (Ekrani kryesor) | 1.4" (34.6mm) |
Rezolucioni (Ekrani kryesor) | 450 x 450 |
Thellësia e ngjyrave (Ekrani kryesor) | 16M |
Shpejtësia e CPU | 1.18GHz |
Lloji i CPU | Dual-Core |
Memorja | Madhësia e RAM (GB) 1.5 Madhësia e ROM (GB) 16 |
Sensorët | Accelerometer, Barometer, Gyro Sensor, Geomagnetic Sensor, Light Sensor, Optical Heart Rate Sensor, Electrical heart sensor, Bioelectrical Impedance Analysis Sensor, Hall Sensor |
Specifikimi fizik | Përmasat (LxGjxTh) 45.5 x 45.5 x 11.0 mm |
Pesha | 52.0 g |
Bateri | Kapaciteti i baterisë (mAh, tipik) 361 E çmontueshme Jo |
Koha tipik e përdorimit (Orët) | Deri në 40 orë |
Audio dhe video | MP3,M4A,3GA,AAC,OGG,OGA,WAV,AMR,AWB |